Feeds:
Postime
Komente

Flavamed

flavamed-oral-150x1501. Çfarë është Flavamed® Hustensaft dhe për çfarë përdoret
Flavamed® Hustensaft është një produkt mjekësor që përdoret për hollimin (pakësimin e viskozitetit) e
mukusit të rrugëve të frymëmarrjes kur ato janë të sëmura.
Flavamed® Hustensaft përdoret në ato sëmundje të mushkërive dhe bronkeve që shoqërohen me
krijimin e sekrecioneve mukoze viskoze dhe të vështira për t’u nxjerrë. Pas përdorimit të Flavamed®
Hustensaft sekrecionet mukoze viskoze bëhen më të lëngshme dhe për pasojë ato nxirren më lehtësisht
nëpërmjet kollitjes.
2. Përpara se të përdorni Flavamed® Hustensaft
Mos e përdorni Flavamed® Hustensaft:
Në rast se jeni alergjik (keni mbindjeshmëri) ndaj lëndës vepruese të Flavamed® Hustensaft
(ambroksolit hidroklorik) ose ndaj çdonjërës prej lëndëve të tjera përbërëse (ingredientëve) të
Flavamed® Hustensaft (shih paragrafin 6 “Çfarë përmban Flavamed® Hustensaft”).
Tregoni kujdes të veçantë me Flavamed® Hustensaft:
– Në rast se në të kaluarën keni patur reaksione mbindjeshmërie të formës së rëndë të lëkurës
(sindromë Stevens-Johnson, sindromë e Lyell). Vazhdo me Lexim »

Si blihen ilaçet?

tylol-hot_194016Indikacionet
Tylol hot është i aprovuar për trajtimin e simptomave të të ftohtit që shfaqen në formën e :
• Etheve
• Dhimbje koke
• Rrufë
• Tështima

Kundërindikacione dhe këshilla

Medikamenti nuk duhet përdorur kur:

·         Kur jeni hipersensitiv ndaj ndonjë përbërësi të medikamentit

·         Kur vuani nga sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë

·         Kur vuani nga glaucoma

·         Adenomaeprostatës

·         Diabeti

·         Presioni i lartë i gjakut Vazhdo me Lexim »

Diskutim

Sipas një studimi të ri, një bisedë një orëshe me telefon celular shkakton rritje të aktivitetit biokimik tek përdoruesi. Studimi nuk thotë nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe për shëndetin, por ai ka ringjallur debatin mbi sigurinë e telefonave celularë dhe ka bërë që të ndërmerren studime të tjera mbi efektet e telefonit celular tek truri.
Për shumicën prej nesh, është vështirë të mendohet jeta pa telefon celular. Telefonat celularë janë të pranishëm gjithandej. A ekziston mundësia që përdorimi i tyre të përbëjë rrëzik për shëndetin? Studimi i ri i Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë nuk i ka dhënë zgjidhje debatit, por ofron disa të dhëna që mund të studiohen më tej.

Po nëse hipotezat e mësipërme do të vërtetoheshin, a do të ishim të gatshëm të hiqnim dorë nga celularët?

 

 

Lufta për jetën

Film vizatimor shqiptar. E kujt nuk i kujtohet!

Është një zbulim i jashtëzakonshëm, të cilin mjekët nuk dinë t’i japin asnjë shpjegim.Në një artikull të publikuar sot në një revistë amerikane, u bë e njohur historia e një fëmije të lindur pa disa pjesë të trurit, i aftë të bëjë gjëra të pabesueshme.
Vetë mbijetesa e tij është tërësisht e pashpjegueshme për mjekët, pasi 3-vjeçarit i mungon truri i vogël dhe pjesë të tjera të rëndësishme të trurit.
I quajtur Chase Britton, fëmija jeton i lumtur në Nju Jork. Prindërit e tij sigurojnë se i pëlqen të këndojë dhe të qeshë gjatë të gjithë kohës.
Në vitin 2008, David dhe Heather, prindërit e tij, u bënë prindër të një djali të dytë të quajtur Troy, edhe ai i lindur në mënyrë të parakohshme dhe me keqformime.
Troy arriti të mbijetonte vetëm gjashtë javë pas lindjes, por vëllai i tij me “gjysëm” truri, edhe ai i Vazhdo me Lexim »

Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit për vitin 2009-të në gjashtë qytete Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Korçë dhe Vlorë konfirmojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të larta. Monitorimi i ajrit është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe specialistët theksojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE.
Raporti i  fundit i ndotjes së ajrit dhe qytetet më të ndotura në vend, të cilat i kanë kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.
Monitorimi
“Krahasuar me normat e lejuara të vendeve të BE-së, ato janë përgjithësisht 2-3 herë me të larta. Këto vlera vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në shifra absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar pa ndonjë ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor”, – Vazhdo me Lexim »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 52 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: