Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Fitness dhe terapi’ Category

Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura “Asana të jogës”…

Këto Asana nuk janë gjimnastikë ose ushtrime të zakonshme. Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikumit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut.

Gjatë asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallërohet. Asanat ndikojnë mirë në të gjitha sistemet e trupit. Përkuljet dhe përdredhjet që kryhen gjatë asanave, ushtrojnë presion mbi gjëndrat endokrine duke i ndihmuar të funksionojnë në një mënyrë më të balancuar. Për rrjedhim, përmirësohet funksionimi i gjithë organizmit. (më tepër…)

Read Full Post »

Me siguri që muskujt e barkut mirë të zhvilluar, respektivisht barku i rrafshët e pa dhjamë,  është një ëndërr e shumë meshkujve dhe femrave. Ja cilat janë ushtrimet më të mira për ta arritur këtë.

Shtrihuni në shpinë, ngrijeni trupin, kurse duart kryqëzojini në bark. Rrini në atë pozicion për afro dhjetë sekonda. Ngrini edhe këmbët.

Këmbën e majtë vendoseni mbi të djathtën dhe, për afro dhjetë sekonda, mundohuni që të rrini në atë pozicion. Pastaj, 30 herë me radhë, ngadalë ngrijeni dhe lëshojeni këmbën e djathtë. Pas kësaj, bëni një pauz prej 20 sekondash dhe vazhdoni njësoj edhe me këmbën tjetër.

Nëse ndjeni ‘pickim’ në kofshë dhe tërheqje të muskujve të barkut, atëherë dijeni se jeni duke bërë ushtrimin ashtu siç duhet.

Për një bel ideal

Shtrihuni në shpinë. Ngrijeni trupin, kurse duart kryqëzojini në bark. Rrini në atë pozicion për afro dhjetë sekonda. Më pas, ngrini edhe këmbët, të paktën 20 cm mbi dysheme dhe bëni lëvizje të shpejta si gërshërë. Do të ishte ideale që, para pauzës së parë, ushtrimet e gërshërëve t’i bëni 50 herë, meqë kështu arrihet efekti më i mirë. Nëse ndieni dhembje në boshtin kurrizor derisa e bëni këtë ushtrim, atëherë bëni një pauzë dhe konsultohuni me mjekun. (më tepër…)

Read Full Post »

Si ka mundësi që njerëzit që punojnë në zyra janë të predispozuar për të shtuar në peshë? Mendohet se arsyeja për këtë është më shumë e komplikuar se vetëm mungesa e lëvizjeve. Glukoza është burimi energjisë së qelizave tona të trurit. Niveli i glukozës në gjak ulet më shumë gjatë një pune të lodhshme të trurit se sa gjatë ushtrimeve fizike. Kur glukoza na ulet ndjehemi të uritur, në këtë mënyrë organizmi mundohet të rimbushë nivelet e glukozës. Kështu,  kur ne harxhojmë shumë kohë përballë kompjuterit, tentojmë të harxhojmë më pak kalori, por të hamë më shumë ushqim, ne këtë mënyrë duke konsumuar më shumë se sa harxhuar. Ky është shkaku kryesor pse puna mendore rezulton në shtimin e peshës.

Si mund të jenë në formë fizike të mirë punonjësit e zyrave?

Megjithëse ekziston një zgjidhje, duhet të kontrollojmë me shumë kujdes konsumimin e ushqimit (duke  konsideruar urinë e rreme të përshkruar më lart) dhe të mos harrojmë kurrë aktivitetin fizik. Më poshtë gjenden disa ushtrime interesante. Ato mund të bëhen shumë thjesht në zyrë, pavarësisht nga cfarë keni veshur, qoftë një fund, fustan ose pantallona. Ushtrimet përqëndrohen në muskujt e këmbëve dhe vitheve. Punoni me kurrizin, barkun dhe kraharorin.

Ushtrime për barkun dhe kurrizin

Qëndroni pas një muri ose dollapi në mënyrë të atillë që kurrizi juaj të puthitet pas tij. Uluni në fund të murit dhe qëndroni në këtë pozicion sa më shumë kohë të keni mundësi. Mos u përkulni përpara. Mbajeni kurrizin drejt duke përdorur muskujt e barkut dhe kurrizit tuaj. Në pak sekonda do ti ndjeni në punë muskujt e këmbëve tuaja. Relaksohuni dhe bëni dhe disa sete tjera nga i njëjti ushtrim.

Pompa muri

Më pas, kthehuni në mënyrë të atillë që keni përballë murin dhe mbështetuni në mur me duart tuaja. Do bëni pompa dhe do punoni me pjesën e sipërme të trupit. Këmbët tuaja duhet të jenë aq larg nga muri që kur të jeni në pozicionin që do afroheni me murin gjatë pompave, duhet të krijojet një kënd 45 gradë midis trupit dhe murit. Pompat në mur janë versioni më i thjeshtë i pompave, kështuqë ju duhet të rrisni numrin e tyre deri në 50. Nëse mendoni se ky ushtrim është më i komplikuar, atëre mund të bëni pompa më një dorë duke e mbajtur tjerën pas kurrizit.

Këshillë për ushqimin për një rezultat më të mirë

Kjo këshillë do ti bëjë ditët tuaj në zyrë më pak monotone dhe do të ngrejë gjithashtu humorin tuaj. Pra, sigurohuni që të hani një mollë, dardhe, kos ose lëng në vënd të kafes ose biskotave.
Kalofshi një ditë sa më të mirë në zyrë!

Marrë nga:

beauty.al

Read Full Post »

1-Blini një peshore.
Të ndryshoni përmasat dhe formën e trupit tuaj, ju keni nevojë të njihni peshën tuaj të momentit.

Vendosni peshoren në dhomën tuaj dhe peshohuni çdo mëngjes. Në këtë mënyrë ju do shihni sa peshë po humbni vërtetë.
2-Pastroni dollapet dhe frigoriferin tuaj nga ushqimet e tepërta.
 Hiqini të gjitha ushqimet që përmbajnë vajra apo dhe ushqimet e thata si biskota, krisps, çokollata, etj.
3-Mbani një tip “Ditari”
Shkruani në të çdo ditë peshen tuaj dhe gjithçka që hani. Ju jeni e vetmja që do e lexoni, kështu që jeni real në shkrimin tuaj. Kontrolloni numrin e kalorive që po hani në çdo vakt.
4-Tregoni të gjithëve.
Uluni me familjen tuaj dhe tregoni çfarë idesh dhe planesh keni në humbjen e peshës tuaj. Ji I qartë me ata që humbja e peshës për ju është e rëndësishme , kështu që ti do kesh plotësisht mbështetjen e tyre. (më tepër…)

Read Full Post »

Saunat

Këshillohet që saunat të frekuentohen deri në tri herë në javë. Nëse i frekuentoni më shpesh efekti rrezikon të jetë i kundërt. Trajtimi i rregullt i saunës i kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime gjimnastikore të pranueshme do t’u ndihmojë të humbisni peshë dhe lufton celulitin.
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.
Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa më e madhe e papastërtive. Në këto elementë kimikë hyjnë edhe: shampot e trupit, xheli i dushit, locionet, sapunët dhe deodorantët. Sauna rrit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen.

Nëse në nxehtësi enët kapilare hapen, në të ftohtë kontraktohen për reaksion. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut bën një gjimnastikë të nevojshme

Nxehtësia dhe lagështia e saunës shpërndan dhimbjen dhe relakson muskujt e lodhur. E efektshme sauna është edhe për dhimbjet e artriteve. (më tepër…)

Read Full Post »

Akupunktura, e bërë me kruajtse dhëmbësh apo me gjilpëra, ka sjell me shume qetësi tek njerëzit me dhembje shpine se sa mjekimet standarde, thotë një hulumtim Amerikan. Por studimi, i cili shfaqet ne Archives of Internal Medicine, ngrit pytje të reja se si funksionon akupunktura.

“Studimi ynë tregon se nuk ju duhen ti fusni gjilpëra njerëzve për t’i arritur të njejtat efekte,” thotë ai i cili ka udhëhequr studimin,Dr. Daniel Cherkin nga Grupi Qendrës Shëndetsore Për Studimet Shëndetsore në Seattle.

“Historikisht, disa lloje të akupunkturës kanë gjilpëra jo-penetruese. Llojet e tilla të mjekimit mund të përfshijnë efektet fiziologjike të cilët bëjnë ndryshim klinik,” thotë Dr. Karen Sherman, e cila ka punuar në studim.

Ekipi ka dëshiruar të studioj efektet e disa llojeve të akupunkturës në një studim të madhë dhe njëkohësisht të kontrolluar me kujdes të 638 pacientëve me dhembje kronike të shpinës së poshtme.

Ata kanë ndarë pacientët në disa grupe. Një grup ka marr mjekim standar të akupunkturës i njohur të jetë efektiv për dhembje shpine. Kurse një grup tjetër ka marr mjekim me akupunkturë individualisht të pëshkruar për secilin. (më tepër…)

Read Full Post »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 52 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: