Feeds:
Postime
Komente

Arkiv për Kategorinë ‘Riprodhimi’

Një zbulim i bërë kohët e fundit, i ka vënë në mendime shkencëtarët e NASA-s.
Njeriu nuk mund të lindë në hapësirë.
Shkencëtarët amerikanë, në një raport të publikuar në revistën “Journal of Cosmology”, argumentojnë se edhe po të ishte e mundur që njerëzit të mund të kryenin marrëdhënie seksuale brenda në anije kozmike, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje që të riprodhohen. Kjo, për vetë faktin se rrezatimi i fuqishëm kozmik, shkatërron spermatozoidet. (më tepër…)

Read Full Post »

Pjekuria seksuale

Sikurse femrat edhe meshkujt kanë një moshë më të përshtatshme biologjike për të filluar aktivitetin seksual. Por cila është mosha më e përshtatshme?
Një nga problemet e seksualitetit është aktiviteti seksual në adoleshencë. Adoleshenca është grupi shoqëror në të cilin duhet pasur shumë kujdes, për mënyrën e udhëzimit të këtij grupi të rinjsh për një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre siç është aktiviteti seksual. Është pikërisht kjo moshë, ku mashkulli në ndryshim nga femrat pëson ndryshime tëe mëdha. Në këtë moshë fillon dhe ndjenja dhe dëshira seksuale. Mashkulli ka arritur pjekurinë seksuale që ka të bëjë me zhvillimin e organeve seksuale, me shfaqjen e shenjave sekondare seksuale, me rritjen e shtratit, por edhe ngritjen e personalitetit dhe me zhvillimin e vetë psikologjik. Në këtë moment vjen edhe koha e aktiviteti seksual. Dëshira e mashkullit apo e femrës për aktivitet seksual rritet me rritjen e pjekurisë së tyre dhe kur bëhen të aftë për riprodhim. Njeriu, ndryshe nga qeniet e tjera bënë aktivitet seksual në çdo kohë sepse është qenia më e lartë biologjike. Këto instikte seksuale janë shumë të vrullshme. Dhe në këtë kuadër luan një rëndësi shumë të madhe shoqëria. Është kjo shoqëri që krijon këtë kornizë rregullash. Çdo shoqëri ka vendosur një sërë rregullash të caktuara për mënyrën e trajtimit të marrëdhënieve seksuale. Ndryshe janë rregullat në vendet me tradita fetare të rrepta dhe ndryshe ndodhë në (më tepër…)

Read Full Post »

“E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shënon momentin e lindjes së një njeriu të klonuar. Është një bebe vajzë, e pagëzuar me emrin Eva, lindur nga një grua amerikane 31-vjeçare.” Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas.
Klonimi i njeriut ka qenë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve të fundit. Kjo, për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekspertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakolare.
Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të UFO-ve, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë njëvjeçar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatzëna me fëmije të klonuar, njëra prej tyre duhet të (më tepër…)

Read Full Post »

Çfarë është ovulimi?

Gjatë rrugës, qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza

Gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi juaj përgatitet të ovulojë – hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë mbrendësinë e mitrës, endometriumin, që të trashet, në mënyrë që të pregatitet për qelizën vezë të pllenuar.

Lirimi i qelizave vezë – ovulimi, ndodh më së shpeshti gjatë dy javëve pas ditës së parë të ciklit menstrual por kjo mvaret nga gjatësia e ciklit, kështu që ovulimi nuk është gjithmonë në ditën e katërmbëdhjetë të ciklit. Kur vie gjer te ovulimi, qeliza vezë fillon të udhëtojë nëpër kanalin vezorë ku zakonisht fekondohet.

Çfarë ndodh pas fekondimit të qelizave vezë?

Pas fekondimit të qelizës vezë (fertilizimi), vazhdon rrugën për në mitër, dhe vendoset në mbrendinë e saj (implantimi). Gjatë rrugës qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza, ndërsa mbrendia e saj mbushet me lëng i cili thirret blastocistë. (më tepër…)

Read Full Post »

Ndryshimet gjatë shtatzanisë

Gjatë shtatëzanisë ndodhin shumë ndryshime, të cilat janë të lidhura me të. Është detyrë e personelit mjekësor që merret me kujdesin para lindjes, që t’ju sqarojë për këto ndryshime të pritshme të organizmit tuaj. Tanimë organizmi juaj vihet edhe në dispozicion të fëmijës.

Konstipacioni (kapsllëku)

Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatzanisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzanisë. Me avancimin e shtatzanisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzanisë, si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.
Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla.
Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Edemat (fryrjet) e gjymtyrëve

Me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet edhe mitra dhe kësisoj shtyp enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë. (më tepër…)

Read Full Post »

Shtatzëna, kujdes me kozmetikën

Ekspertët këshillojnë që ti përdorni me kujdes preparatet kozmetike gjatë shtatzanisë. Preparatet për zbardhimin e dhëmbëve, për rrezitjen e lëkurës dhe mbrojtjen nga dielli, ngjyrat për thonj dhe flokë, preparatet kundër akneve dhe grimi i llojllojshëm mund të jenë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzanisë, sepse përmbajnë përbërës të rrezikshëm për foshnjen.
Domethënë, përbërësit e dëmshëm, përmes lëkurës mund të kalojnë në qarkullim të gjakut dhe
ashtu të arrijnë edhe në placentë dhe fetus. Ekspertët për këtë këshillojnë kujdes, por edhe shmangje për një kohë nga disa prodhime kozmetike. Ju zbulojmë se cilat preparate kozmetike mund ti përdorni dhe cilat duhet shmangur gjatë shtatzanisë.

Preparatet kundër akneve

Arsyet për shqetësim: Acid oksidi, peroksid benzoli, retinoli, retinoidi
Alternativë e mirë: Provoni pilingun me glukolë.

Aknet janë shpesh një problem i madh gjatë shtatzanisë shkaku i hormoneve. Megjithatë, mos përdorni preparate kundër akneve sepse ato përmbajnë retinol, peroksid benzoli, apo acid oksidi. Këshillohuni me mjekun se cili prodhim është më i sigurtë për përdorim në gjendjen tuaj – ekspertët rekomandojnë acid azelaik, eritromicinë apo klindamicin. Edhe pilingu me glukolë është i sigurtë për përdorim gjatë shtatzanisë. Hulumtimet kanë treguar që acidi oksidit është i lidhur me rrezikun nga aborti nëse prodhimet me këtë përmbajtje përdoren gjatë tremujorit të parë. (më tepër…)

Read Full Post »

Fekondimi artificial

Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar, përfshinë një numër metodash me të cilat kontrollohet dhe ndihmohet, jo vetëm fekondimi i qelizës vezë, por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë.

Themeli i rezultateve te të gjitha teknikave të riprodhimit, qëndron në maturimin adekuat të një ose më shumë qelizave vezë, dhe veprimet dhe manipulimet kualitative në laboratorët biologjik. Të gjitha metodat e fekondimit artificial mund të kryhen edhe në cikle spontane normale, ose në cikle menstruale me stimulim të ovulacionit. Shtatzënia e arritur me metoda të fekondimit artificial, është e ngarkuar me rrezik të shtuar për dështim spontan, si dhe me komplikime të tjera gjatë shtatzënisë. Nëse koncentrimi i spermatozoideve është më i vogël se 20 milion/ml, ky rezultat shënohet ose quhet si oligozoospermia . Nëse lëvizshmëria e spermatozoideve është më e ulët se 40%, ky rezultat quhet ose shënohet si asthenozoospermia. Terathozoospermia është gjendje kur format morfologjike normale janë më pak se 30%. Nëse fare nuk ka prani të spermatozoideve në lëngun spermatik, kjo gjendje ose rezultat quhet azoospermia. Në të gjitha këto raste, problemi i sterilitetit mund të zgjidhet me metoda asistuese të riprodhimit. (më tepër…)

Read Full Post »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 52 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: