Sipas kirurgëve të plastikës këto operacione nuk po njohin moshë, gjini
as status. Njerezit kerkojne që pamja e tyre të jetë sa më perfekte dhe nuk i kursejnë ndërhyrjet e
operacioneve estetike pa u menduar aspak. Madje ky fenomen tashmë është
kthyer në mani dhe operacione të tilla nuk po njohin moshë, status as
gjini.
Por, nga ana tjetër, problemi qëndron kur kjo mani i
kalon të gjithë kufijtë dhe sjell abuzime mbi personat që i duan. Këtë
e pohojnë për gazetën vetë mjekët e kirurgjisë plastike, të cilët
tregojnë se kush i kërkon më shumë këto operacione, çfarë duan dhe se
sa kushtojnë ato.
“Tashmë kërkesat e të interesuarve janë aq
të çuditshme, sa ndërhyrjet në vesh dhe hundë janë kthyer si tepër
normale dhe nuk ngurrojnë të kërkojnë as ndërhyrje në gjoks dhe organet
gjenitale”,- pohon kirurgu i ORL-së pranë Spitalit Francez, në Qendrën
Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Besim Boçi.
Tendenca
Të gjithë i duan, duke filluar nga adoleshentët dhe deri te moshat e
rritura, që nga VIP-at e deri te njerëzit e thjeshtë. Madje, edha ata
që nuk kanë ndonjë defekt të lindur apo të fituar gjatë jetës në
portretin e tyre kërkojnë t’i nënshtrohen kirurgjisë estetike, duke e
kthyer atë në një kirurgji komerciale.
“Në përgjithësi janë vajzat ato që kërkojnë më shumë operacione plastike, por nuk mungojnë
as djemtë. Operacioni më i kërkuar është hunda, por kërkohen shumë edhe
ndërhyrjet estetike në vesh”,- pohon kirurgu estetik pranë Spitalit
Ushtarak, Edmond Llaci.
Ndërsa kirurgu i QSUT-së, Besim
Boçi, pohon se operacionet plastike po kthehen në mani nga të rinjtë
dhe të rriturit, të cilët kanë kërkesa nga më të çuditshmet pasi ato
fillojnë nga forma e hundës franceze, hundë përpjetë apo veshë të
puthitur deri rrëzë lëkurës.
Por, kërkesat e tyre nuk mbarojnë këtu, sepse edhe kur nuk kanë nevojë për bisturi, sidomos
femrat, janë të fiksuara edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilat i
kanë aplikuar persona tepër famozë në botë.
“Guxojnë dhe kërkojnë gjoks me silikon apo buzë të fryra, që të duken sa më
sensuale, por nuk e kuptojnë se ato janë kërkesa të tepërta për to,
pasi ndërhyrje të tilla nuk mund t’i realizojë çdokush”,- pohon Besim
Boçi. Por, kohët e fundit, kërkesat kanë kaluar çdo kufi, pasi disa
persona, sipas kirurgëve, kërkojnë të bëjnë ndërhyrje edhe mbi organet gjenitale, për të ndryshuar format dhe përmasat.
Çmimet
Kirurgët ngurrojnë të thonë çmime fikse për operacionet plastike. Megjithatë,
ata i cilësojnë si ndërhyrje qejfi dhe jo halli, ndaj mjaftojnë duke
thënë se deri diku janë të shtrenjta, por krahasuar me çmimet që janë
jashtë vendit, ato janë të lira. “Jo, nuk mund të themi se sa
kushtojnë, pasi nuk mund të jenë fikse.
“Kjo varet nga shkalla e ndërhyrjes dhe, mund të kenë çmime të tjera në spitalet
publike, të cilët ndryshojnë nga çmimet e spitaleve private”,-pohon
kirurgu Edmond Llaci.
Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare pranë spitalit të Djegie-Plastikës, këto çmime janë të
zyrtarizuara, pasi ndërhyrja për veshët kushton 23 mijë lekë , hunda është 25 mijë lekë, ndërsa barku dhe të tjerat rreth 50
mijë lekë. Këto çmime, sipas kirurgëve, janë pa marrë parasysh analizat
dhe ekzaminimet mbështetëse.
Marrë nga:
shekulli.com.al
Dergojani pak me email kete artikullin gjysmes se aktoreve te Hollywood-it
:PPP
e vertete
pershendetje .jam nje djal nga lushnja .kur kam qene i vogel kam djegur doren me qumesht dhe dua ta zhduk shenjen dua te di a behet gje ju lutem me ktheni prgj.faleminderit
sigurisht qe problemi juaj mund te zgjidhet duke iu drejtuar kirurgjise plastike.me avancimin e shkences se mjeksise ne kete fushe ,problemi juaj mund te konsiderohet i nje shkalle te vogel veshtiresie.
pershendetje jam nje djal 19 vjeqar dhe kam nje problem me veshet, veshet i kam pa rrethin siper i kam vetem drejt a mujnd te hiqet ky problem, flm per mirkuptim.
prsh!un kam probl.me hunden dhe e kam shume te nevojshme te beje nje nderhyrje.ju lutem a mund te me thoni kush nga mjeket eshte me i specializuar ne kete fushe??