Feeds:
Postime
Komente

Arkiv për Kategorinë ‘Shëndeti në punë’

Egzaminimet mjekësore: Këto egzaminime tregojnë veçoritë përkatëse të secilit person të ekzaminuar sipas vendit të punës.
Vizita përpara marrjes në punë
kryhet pikërisht përpara se punonjësit të pranohen në punë. Për punët që nuk kërkohet ndonjë vrojtim i veçantë, pranohen në punë pas një periudhe të caktuar prove. Kjo lejon që të vendoset në qoftë se kandidati përkatës është I përshtatshëm nga ana mjeksore, në të kundërt atij mund t’i propozohet një vend tjetër i përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore në bazë të gjykimit të mjekut të punës.
Vizita periodike (sistematike)
kryhet jo më pak se një herë në vit. Ndërsa për një kategori të veçantë punonjësish duhet të kryhet më shpesh, si p.sh. për të gjithë punonjësit që mund t’i nënshtrohen punëve të vështira dhe me rreziqe për shëndetin e tyre, për persona me me dobësi të theksuara trupore , për gratë shtatzëna, për nënat me fëmijë të vegjël nën moshën 2 vjeç si dhe për punëtorët që kanë hyrë në punë nën moshën 18 vjeç etj. Për të gjithë personat e (më tepër…)

Read Full Post »

Sëmundjet infektive e parazitare me origjinë profesionale

  1. Tetanus professional
  2. Antraks professional
  3. Bruceloza profesionale
  4. Ankilostomka profesionale
  5. Sëmundjet profesionale të shkaktuar nga bacilet e tuberkulozit
  6. Hepatiti infeksioz

Sëmundjet e shkaktuara nga pluhura

  1. Silikozat, siderozat
  2. Azbestozat, antrakozat

Sëmundjet e shkaktuara nga agjentët fizik

  1. Sëmundjet e shkaktuara nga rrezet X ose lëndët radioaktivenatyrale e artificial si dhe çdo burim tjetër i përhapjes korpuskulare
  2. Dëmtime të provokuara nga punët që kryhen në ambjent ku presioni është më i lartë se presioni atmosferik (më tepër…)

Read Full Post »

Objekte të rrezikshme janë:

  • Pajisjet e ndryshme, veglat e punës dhe makineritë me të cilat punohet
  • Makinat ngritëse e transportuese (aksesorët, vinçat, talet, monoreslat, elektrotsle, parangot etj.)
  • Makineritë e përpunimit të drurit
  • Kaldajat e avullit të ujit të mbinxehur dhe enët nën presion
  • Betonieret, transportjeret elevator
  • Mjetet e transportit tokësor, detar dhe ajror
  • Pajisjet dhe instalimet elektrike
  • Pajisjet dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri.Pajisjet dhe mjetet për mbrojtjen nga shkarkesat elektrike
  • Pajisje që mbartin mallra të rrezikshme si çisterna, rezervuare, bombola etj.

Personat juridik dhe fizik, prodhues dhe përdorues, janë të detyruar të njohin, të respektojnë dhe të pajisen me rregulloren e sigurimit (më tepër…)

Read Full Post »

Aksidentet në punë duhet të deklarohen me anë të procesverbaleve, të cilat mbahen në vendin e ngjarjes dhe firmosen nga punëdhënësi dhe personi përgjegjës i ngarkuar prej tij, si dhe inspektori i punës.

Regjistrimi duhet të përmbajë këto elemente:

  • Emrin, mbiemrin e të punësuarit
  • datëlindja
  • profesioni
  • reparti ku ndodh aksidenti
  • data e aksidentit
  • të gjitha aksidentet në punë me pasojë vdekjen
  • të gjitha aksidentet në punë që kanë sjellë humbjen e aftësisë së punës (më tepër…)

Read Full Post »

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 51 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: