Feeds:
Postime
Komente

Flavamed

flavamed-oral-150x1501. Çfarë është Flavamed® Hustensaft dhe për çfarë përdoret
Flavamed® Hustensaft është një produkt mjekësor që përdoret për hollimin (pakësimin e viskozitetit) e
mukusit të rrugëve të frymëmarrjes kur ato janë të sëmura.
Flavamed® Hustensaft përdoret në ato sëmundje të mushkërive dhe bronkeve që shoqërohen me
krijimin e sekrecioneve mukoze viskoze dhe të vështira për t’u nxjerrë. Pas përdorimit të Flavamed®
Hustensaft sekrecionet mukoze viskoze bëhen më të lëngshme dhe për pasojë ato nxirren më lehtësisht
nëpërmjet kollitjes.
2. Përpara se të përdorni Flavamed® Hustensaft
Mos e përdorni Flavamed® Hustensaft:
Në rast se jeni alergjik (keni mbindjeshmëri) ndaj lëndës vepruese të Flavamed® Hustensaft
(ambroksolit hidroklorik) ose ndaj çdonjërës prej lëndëve të tjera përbërëse (ingredientëve) të
Flavamed® Hustensaft (shih paragrafin 6 “Çfarë përmban Flavamed® Hustensaft”).
Tregoni kujdes të veçantë me Flavamed® Hustensaft:
– Në rast se në të kaluarën keni patur reaksione mbindjeshmërie të formës së rëndë të lëkurës
(sindromë Stevens-Johnson, sindromë e Lyell). Vazhdoni me Lexim »

Si blihen ilaçet?

tylol-hot_194016Indikacionet
Tylol hot është i aprovuar për trajtimin e simptomave të të ftohtit që shfaqen në formën e :
• Etheve
• Dhimbje koke
• Rrufë
• Tështima

Kundërindikacione dhe këshilla

Medikamenti nuk duhet përdorur kur:

·         Kur jeni hipersensitiv ndaj ndonjë përbërësi të medikamentit

·         Kur vuani nga sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë

·         Kur vuani nga glaucoma

·         Adenomaeprostatës

·         Diabeti

·         Presioni i lartë i gjakut Vazhdoni me Lexim »

Diskutim

Sipas një studimi të ri, një bisedë një orëshe me telefon celular shkakton rritje të aktivitetit biokimik tek përdoruesi. Studimi nuk thotë nëse kjo është gjë e mirë apo e keqe për shëndetin, por ai ka ringjallur debatin mbi sigurinë e telefonave celularë dhe ka bërë që të ndërmerren studime të tjera mbi efektet e telefonit celular tek truri.
Për shumicën prej nesh, është vështirë të mendohet jeta pa telefon celular. Telefonat celularë janë të pranishëm gjithandej. A ekziston mundësia që përdorimi i tyre të përbëjë rrëzik për shëndetin? Studimi i ri i Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë nuk i ka dhënë zgjidhje debatit, por ofron disa të dhëna që mund të studiohen më tej.

Po nëse hipotezat e mësipërme do të vërtetoheshin, a do të ishim të gatshëm të hiqnim dorë nga celularët?

 

 

Lufta për jetën

Film vizatimor shqiptar. E kujt nuk i kujtohet!

Është një zbulim i jashtëzakonshëm, të cilin mjekët nuk dinë t’i japin asnjë shpjegim.Në një artikull të publikuar sot në një revistë amerikane, u bë e njohur historia e një fëmije të lindur pa disa pjesë të trurit, i aftë të bëjë gjëra të pabesueshme.
Vetë mbijetesa e tij është tërësisht e pashpjegueshme për mjekët, pasi 3-vjeçarit i mungon truri i vogël dhe pjesë të tjera të rëndësishme të trurit.
I quajtur Chase Britton, fëmija jeton i lumtur në Nju Jork. Prindërit e tij sigurojnë se i pëlqen të këndojë dhe të qeshë gjatë të gjithë kohës.
Në vitin 2008, David dhe Heather, prindërit e tij, u bënë prindër të një djali të dytë të quajtur Troy, edhe ai i lindur në mënyrë të parakohshme dhe me keqformime.
Troy arriti të mbijetonte vetëm gjashtë javë pas lindjes, por vëllai i tij me “gjysëm” truri, edhe ai i Vazhdoni me Lexim »

Ndotja e ajrit mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e popullatës. Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit për vitin 2009-të në gjashtë qytete Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier, Korçë dhe Vlorë konfirmojnë se nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të larta. Monitorimi i ajrit është realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe specialistët theksojnë se ndotja e ajrit vazhdon të jetë 3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE.
Raporti i  fundit i ndotjes së ajrit dhe qytetet më të ndotura në vend, të cilat i kanë kaluar normat e rekomanduara nga BE-ja.
Monitorimi
“Krahasuar me normat e lejuara të vendeve të BE-së, ato janë përgjithësisht 2-3 herë me të larta. Këto vlera vazhdojnë të jenë ndër më të lartat në shifra absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar pa ndonjë ndryshim sinjifikativ në zonën e rrezikut shëndetësor”, – Vazhdoni me Lexim »

Problemi i përdorimit të alkoolit sot është bërë një nga problemet madhore në botë, veçanërisht për të rinjtë, të cilët sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjnë në mjedisin social të të rriturve, bijnë ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk janë të pakta rastet e të rinjve, të cilët gjithnjë e më shumë janë shtuar edhe në Shqipëri dhe që nën efektin e alkoolit bëhen agresive dhe shfaqin sjellje violente në shoqëri. Në shumë raste, vetëvrasjet apo tentativat për vetëvrasje ndodhin pikërisht në të rinj që kanë rënë nën prehërin e alkolit. Po kështu, alkooli sjell gjendje të pa kontrolluara, veçanërisht dhe në raportet seksuale, por më gjërë ai është në origjinë të veprave kriminale kur bashkëshoqërohet dhe me drogën. Po kështu rezultat i përdorimit të teper t të alkoolit janë jo vetëm aksidentet automobilistike, të cilat janë shtuar në mënyrë shqetësuese kohët e fundit (si rezultat i humbjes së sistemit të vigjilencës dhe të reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqëror si dhe një dështim në integrimin e tyre në shoqëri, Vazhdoni me Lexim »

Ataku i panikut

Simptomat
Rrahje të shpeshta të zemrë; Djersitje; Dridhje të trupit; Marrje fryme (sikur po mbytesh); Bllokim të frymëmarrjes; Shtrëngim të gjoksit apo dhimbje të tij; Dhimbje të barkut ose përzierje (nauze); Marrje mendsh (sikur do të rrëzohesh ); Derealizacion ose Depersonalizacion ( sikur ke humbur lidhjet me këtë botë, tjetërsuar ); Frikë se mos humb kontrollin ose çmendesh; Frikë nga vdekja; Ndjenja sikur të bëhet mishi miza miza ose mpirje; Temperaturë dhe dridhje nga të ftohtët;

Shikojini me vëmendje këto 13 shenja. A gjenden ato tek ju? Nëse tek një person 4 nga këto 13 shenja gjenden në të njëjtën kohë atëherë ju mund të jeni duke kaluar një atak të panikut. Por mos u bëni merak se nuk jeni vetëm. Këto shenja mund të zgjasin për rreth 10 minuta dhe vijnë duke u shpeshtuar derisa pas këtyre minutave pakësohen. Nëse kjo gjendje ndodh vetëm një herë kjo quhet një atak paniku. Por personi që vuan nga ky problem duke mos e ditur çastin që kjo gjendje do t’i ndodh Vazhdoni me Lexim »

Çfarë është Yoga?

Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura “Asana të jogës”…

Këto Asana nuk janë gjimnastikë ose ushtrime të zakonshme. Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikumit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut.

Gjatë asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallërohet. Asanat ndikojnë mirë në të gjitha sistemet e trupit. Përkuljet dhe përdredhjet që kryhen gjatë asanave, ushtrojnë presion mbi gjëndrat endokrine duke i ndihmuar të funksionojnë në një mënyrë më të balancuar. Për rrjedhim, përmirësohet funksionimi i gjithë organizmit. Vazhdoni me Lexim »

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani