Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Të ushqehemi shëndetshëm’ Category

Hudhra

Allium sativum L, e njohur si hudhra, është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore.
Përbërësit
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 për qind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit
Vlerat
Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të (më tepër…)

Read Full Post »

Soja mund të ndihmojë për të humbur kilogramët e tepërta pasi ajo përmban dy proteina të cilat janë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të mbrojnë organizmin nga malcimi.
Ky është rezultati i një hulumtimi në University of Ilinois (SHBA), drejtuar nga dr.Elvira de Mejía. Ajo dhe kolegët e saj kanë ekzaminuar efektet ushqyesve të sojës në enzima dhe yndyrna.
“Ne kemi zbuluar se soja e pasur në beta-conglycinins kufizon akumulimin e yndyrave në qelizë. Për më tepër, ne kemi identifikuar peptide specifike (proteina që ndihmojnë tretjen)”, thotë De Mejía. Përveç kësaj, hulumtimet e vazhdueshme, vunë në dukje se peptidet kanë aftësinë të luftojnë inflamacionin. (më tepër…)

Read Full Post »

Flavonoidet e portokallit mund të neutralizojnë efektet negative të konsumimit të ushqimeve të shpejta, respektivisht të ushqimit të pasur me yndyra dhe sheqerna, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikan.
Studiuesit nga Universiteti Buffalo kanë analizuar 30 persona të moshës nga 20 deri në 40 vjet. Ata kanë vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm të cilët gjenden në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% markezët e ndezjeve të cilët krijohen pas konsumimit (të rregullt) të ushqimit yndyror dhe të ëmbël.
Për dallim nga uji dhe lëngjet e ëmbëlsuara, lëngu i freskët i nxjerrë nga portokalli inhibon krijimin e radikaleve të lira dhe aktivizimin e gjeneve specifike të cilat marrin pjesë në proceset e paraqitjes së arterosklerozës dhe rezistencës së insulinës. (më tepër…)

Read Full Post »

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët.  Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen  në hije në shtresa të holla.

Vetitë dietike dhe fitofarmacautike

Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mire; me to përgatitet
reçeli cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki.
Vera ka vlera të mira mjekësore.
Frutat e manaferrës përmbajnë  sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E,
acide organike, pektinë lëndë tonike dhe aromatike,  etj.  Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjeksore shumë të mire. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës,si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm. (më tepër…)

Read Full Post »

Fara e Zezë përmbanë  vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban  Fara  Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban  prafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet. (më tepër…)

Read Full Post »

Ngrënia e disa domateve në ditë, mund të na mbrojë nga inflamacioni në mushkëri si dhe reduktimi i astmës sipas një studimi të publikuar në gazetën britanike “Biokimi”.

Kështu, hulumtuesit e universitetit të Nju Kastëllit në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga dr.Paul Foster, kryen një studim te kafshët për të vlerësuar efektet e carotenoidit mbi sëmundjet alergjike respiratore.

Dhe u zbulua se lënda e “lycopene – carotenoid”, që është kryesore në domate, arrin të kontrollojë inflamacionin e mushkërive dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të astmës.

“Ky studim paraqet prova që plotësojnë të dhënat dietike të lycopenit para dhe gjatë (më tepër…)

Read Full Post »

EFEKTET/ Lufton kancerin, parandalon sëmundjet kardiovaskulare, alzhaimerin, mbron nga aknet dhe të dobëson

Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelbërt  janë zbuluar 4000 vite me parë dhe qysh atëherë konsiderohet si pije e mrekullueshme

Çaji jeshil vepron si agjent antiviral. Përmban fluor, ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin dhëmbëve. Një gotë çaj jeshil në ditë ndihmon në zvogëlimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në gojë. Vepron si anti-inflamator, përveç tjerash përmban një metabolizëm dhe sistemin qarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është mrekullia në një filxhan! (më tepër…)

Read Full Post »

Ekstrakti i boronicës mund të ulë proceset e ndezjes në rrugët e frymëmarrjes dhe me këtë të shpëtojë sa më shumë persona të sëmurë nga astma, bën të ditur një hulumtim i ri nga Zelanda e Re.

Hulumtimi është fokusuar në efektin antiinflamator të përbërësve të boronicës – proantiocianidineve dhe veçanërisht epigalokatekinës (EGC) si antioksidues kryesor. EGC ka treguar një efekt të fuqishëm inhibues të lëshimit të përbërësve antiinflamator, të cilët janë përgjegjës për reaksionet alergjike të indit të mushkërisë. (më tepër…)

Read Full Post »