Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Ilaçe OTC’ Category

Flavamed

flavamed-oral-150x1501. Çfarë është Flavamed® Hustensaft dhe për çfarë përdoret
Flavamed® Hustensaft është një produkt mjekësor që përdoret për hollimin (pakësimin e viskozitetit) e
mukusit të rrugëve të frymëmarrjes kur ato janë të sëmura.
Flavamed® Hustensaft përdoret në ato sëmundje të mushkërive dhe bronkeve që shoqërohen me
krijimin e sekrecioneve mukoze viskoze dhe të vështira për t’u nxjerrë. Pas përdorimit të Flavamed®
Hustensaft sekrecionet mukoze viskoze bëhen më të lëngshme dhe për pasojë ato nxirren më lehtësisht
nëpërmjet kollitjes.
2. Përpara se të përdorni Flavamed® Hustensaft
Mos e përdorni Flavamed® Hustensaft:
Në rast se jeni alergjik (keni mbindjeshmëri) ndaj lëndës vepruese të Flavamed® Hustensaft
(ambroksolit hidroklorik) ose ndaj çdonjërës prej lëndëve të tjera përbërëse (ingredientëve) të
Flavamed® Hustensaft (shih paragrafin 6 “Çfarë përmban Flavamed® Hustensaft”).
Tregoni kujdes të veçantë me Flavamed® Hustensaft:
– Në rast se në të kaluarën keni patur reaksione mbindjeshmërie të formës së rëndë të lëkurës
(sindromë Stevens-Johnson, sindromë e Lyell). (më tepër…)

Read Full Post »

tylol-hot_194016Indikacionet
Tylol hot është i aprovuar për trajtimin e simptomave të të ftohtit që shfaqen në formën e :
• Etheve
• Dhimbje koke
• Rrufë
• Tështima

Kundërindikacione dhe këshilla

Medikamenti nuk duhet përdorur kur:

·         Kur jeni hipersensitiv ndaj ndonjë përbërësi të medikamentit

·         Kur vuani nga sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë

·         Kur vuani nga glaucoma

·         Adenomaeprostatës

·         Diabeti

·         Presioni i lartë i gjakut (më tepër…)

Read Full Post »