Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Dëmtuesit e shendetit’ Category

Problemi i përdorimit të alkoolit sot është bërë një nga problemet madhore në botë, veçanërisht për të rinjtë, të cilët sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjnë në mjedisin social të të rriturve, bijnë ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk janë të pakta rastet e të rinjve, të cilët gjithnjë e më shumë janë shtuar edhe në Shqipëri dhe që nën efektin e alkoolit bëhen agresive dhe shfaqin sjellje violente në shoqëri. Në shumë raste, vetëvrasjet apo tentativat për vetëvrasje ndodhin pikërisht në të rinj që kanë rënë nën prehërin e alkolit. Po kështu, alkooli sjell gjendje të pa kontrolluara, veçanërisht dhe në raportet seksuale, por më gjërë ai është në origjinë të veprave kriminale kur bashkëshoqërohet dhe me drogën. Po kështu rezultat i përdorimit të teper t të alkoolit janë jo vetëm aksidentet automobilistike, të cilat janë shtuar në mënyrë shqetësuese kohët e fundit (si rezultat i humbjes së sistemit të vigjilencës dhe të reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqëror si dhe një dështim në integrimin e tyre në shoqëri, (më tepër…)

Read Full Post »

Pjesët përbërëse të yndyrnave në gjak quhen trigliceride dhe janë një burim i rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut. Por, nëse ato janë mbi vlerat e lejuara bëhen shkaktare për shfaqjen e disa patologjive, p.sh sëmundjet koronare dhe arteriosklerozave.
Mjeku kardiolog Valer Manushi shpjegon se cilat janë nivelet optimale të tyre në organizëm dhe si mund të parandalohet akumulimi i tyre dhe si ndikon regjimi ushqimor në mbajtjen nën kontroll të triglicerideve në gjak?

Roli i trigliucerideve:

Trigliceridet janë pjesë përbërëse e yndyrnave në gjak dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut.

Niveli optimal i tyre në organizmin:

Vlera normale e triglicerideve është në kufijtë 150 mg/decilitër, por kufijtë që mund të tolerohet, shkojnë deri në 199 mg/ decilitër. Mbi këtë vlerë ato konsiderohet i lartë dhe shfaq një sërë problemesh. Kështu niveli i lartë i triglicerideve, i shoqëruar me atë të (më tepër…)

Read Full Post »

Duhani

Sipas hulumtimeve, efekti i cigares fillon vetëm pas disa sekondave, ai i sheqerit pas dy minutave ndryshon pështymën, ndërsa alkooli pas gjashtë minutave dëmton  trurin.
Ndikimi i tymit të duhanit në trup mund të vërehet vetëm  tre sekonda pas ndezjes së cigares, zbulon profesori Rovert Uest nga Qendra britanike për hulumtimin e kancerit. Pasi të mbërrijë në mushkëri, ndikon në zemër që të rrahurat të jenë më të shpejta dhe shtypja e gjakut të rritet. (më tepër…)

Read Full Post »

Të autokontrollosh veten me ushqimin dhe të hash në mënyrë të shëndetshme me pak kalori do të thotë të kesh jetë më të gjatë dhe më të mirë.
Pas një sërë analizash dhe studimesh kryer me qeliza mushkerish normale dhe në fazat fillestare të kancerit, është realizuar një kërkim i thellë shkencor nga drejtuesit e Universitetit të Alabamës.
Është vënë re se nëse sheqeri mungonte, qelizat normale jetonin më gjatë, ndërsa ato para-tumoriale vdisnin.
Të gjithë efektet, që nuk varen nga ndryshimet në ADN, por janë një reagim i ambientit në të cilat gjendet qeliza, quhen efekte epigjenetike dhe po marrin gjithnjë e më tepër rëndësi në sytë e shkencëtarëve, pasi mund të ndikojnë në fatin e qelizave më shumë se sa mendohej në të kaluarën.
Ky studim do të bëjë që në pak kohë të realizohet një burim i rinisë farmakologjike, një medikament, që të jetë në gjendje të krijojë mundësi për jetëgjatësi dhe për trup pa tumore.
Ndaj ashtu siç është këshilluar gjithnjë, mirë është që për të patur një jetë më të mirë, të nisësh që tani të hash në mënyrë të shëndetshme.Elimino ni ëmbëlsirat, yndyrnat, të (më tepër…)

Read Full Post »

Konsumimi i duhanit, alkoolit, pasiviteti dhe mosushqyerja, mund t’ ju plakin 12 vjet njëherësh. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Oslo për 20 vjet me radhë, në të cilin u përfshinë 5 mijë persona, u vërtetua se ata që kishin këto vese plakeshin më herët.

Mosha e 4 mijë e 886 pjesëmarrësve në studim ishte mbi 18 vjeç, mesatarja e moshës ishte 44 dhe pjesëmarrësit ishin zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Gjatë periudhës 20 vjeçare të studimit sëmundjet e zemrës dhe kanceri paraqiten si disa nga shkaqet e vdekjes së personave që kanë pasur një stil jetese të shëndetshëm.

Qeveria amerikane sugjeron ngrënien e të paktën 4 kupave me fruta ose zarzavate në ditë për të rriturit dhe 2,5 orë ushtrime në javë në varësi të moshës dhe aktivitetit fizik të personit.
Duke pohuar se një stil i shëndetshëm jetese nuk do të thotë që të gjithë do të jetojmë më gjatë, studiuesit thanë se zakonet e shëndetshme e rrisin më tepër këtë mundësi. (më tepër…)

Read Full Post »

Nëse mjeku ju ka thënë se e keni të lartë përqindjen e kolesterolit, atëherë duhet të kini kujdes me ushqimet tuaja dhe të ndryshoni mënyrën e jetesës. Duke ndryshuar ushqimin, mund të ulim dhe një të tretën e përqindjes së kolesterolit… me kusht që të bëni një zgjedhje të mirë dhe të mos u vini veshin atyre çfarë thuhen. Ja cilat janë ushqimet e këshillueshme:

Nuk duhet të ha vezë
E gabuar: kolesteroli i vezëve apo ushqimeve të tjera luan shumë pak rol në kolesterolin në gjak dhe mjeku do t’ju thotë se duhet të hani 4 vezë në javë.

Duhet të ha 5 lloj fruta dhe perime në ditë
E vërtetë: të gjitha perimet janë të pasura me fibra dhe me antioksidantë, ju ndihmojnë që të keni një ushqim më të ekuilibruar dhe për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Duhet të ha mollë
E vërtetë: duke ngrënë mollë ju mund të ulni nga 5-10 për qind përqindjen e kolestreolit, por është e mira që të hani tri kokrra në ditë. (më tepër…)

Read Full Post »

Ndodh të na ndjekë kudo, pa u larguar për asnjë moment. Pikërisht atëherë, zë fill tundimi nga ushqimet e preferuara, por, që shumë shpejt kthehen në fruta të ndaluara. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kolesteroli i lartë, apo thjesht kolesteroli, nënkupton një dietë të kujdesshme për të mbrojtur funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut. Por çfarë njohurish të nevojshme zotërojmë rreth “vlerave” personale të kolesterolit, që duhet të ketë secili prej nesh? Së pari, duhet të kemi të qartë se për çfarë kolesterine flasim. Tashmë jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e HDL-së dhe LDL-së në gjakun tonë. Shuma e tyre përbën kolesterolin, për të cilin diskutojmë. E para, i ashtuquajturi “i mirë”, përbën atë që shpesh edhe vlerësohet si kolesterina mbrojtëse. Më i rrezikshëm është prania e me tepricë e LDL-së. Nëse sasia e përgjithshme e kolesterinës i kalon të 250 miligramët, ka shumë mundësi që LDL-ja të jetë rritur. (më tepër…)

Read Full Post »

Një “helm” i vërtetë është ai i tymosjes së cigares pasi është bërë e ditur se ajo tashmë e ka çuar numrin e personave të cilët ndahen nga jeta si pasojë e saj një milion të tillë brenda një viti.

Një mesatare mjaft e frikshme kjo duke parë që në çdo 6 sekonda mund të vdesë një person në të gjithë botën dhe arsyeja e saj është pikërisht cigarja. (më tepër…)

Read Full Post »

1. Hot Dogët

Sipas Akademisë  së Pediatrisë  në Amerikë thuhet se Hot dogët,  janë një rrezik për fëmijët dhe duhet të shërbehen patjetër me një etiketë paralajmëruese për efektet e dëmshme të tyre. Rreth 17% e semundjeve tek të rinjtë është konstatuar që janë shkaktuar nga hot dogët, sipas studimeve të bëra në rreth 41 shtete të botës. Akademia gjithashtu rekomandon që hot dogët të ndryshojnë  përmbajtjen e tyre që të bëhen më pak të kënaqshme për shijen e të rinjëve.

 

 

 

 

 

2. Fugu.

E shërbyer në fleta të holla e bën këtë peshk një ushqim tepër luksoz. Por zorrët, vezoret dhe melçitë e Fugut permbajnë një helm të quajtur tetrodotoxin, e cila është 1200 herë më vdekjeprurëse se cianida. Helmi është aq  potent sa që një peshk është i aftë të vras plot 30 njerëz. Për shkak të rrezikut të lartë, kuzhinierët duhet te kalojnë në dy deri tre vjet të trajnimit për të marrë një licencë për të pergatitur dhe gatuar këtë peshk. Kjo e con edhe koston e një pjate Fugu në 200 $. Por megjithatë  kjo nuk i ka ndaluar Japonezët – rreth 40 lloje të Fugut janë kapur në Japoni, dhe njerëzit konsumojnë 10.000 ton peshk çdo vit. (më tepër…)

Read Full Post »

Nëse dukeni bukur, ndiheni mirë, ushqeheni shëndetshëm, keni jetë normale dhe i kushtoni vëmendje përkujdesjes së lëkurës, e gjithë kjo do t’ju ndihmojë që të shkëlqeni.

Shmanguni keqbërësve më të mëdhenj: rrezeve të diellit, pirjes së duhanit dhe ëmbëlsirave. Pak rreze dielli janë të mira për shëndetin tuaj dhe mund të ndikojnë në mënyrë freskuese, por megjithatë UV rrezet nuk janë në shërbim të lëkurës tuaj. Prandaj, çdo herë në ditët me diell lyhuni me krem mbrojtës përkatës.

Pirja e duhanit e zvogëlon kolagjenin, substancën e cila lëkurën tuaj e bën të butë. Bëni përpjekje dhe orvatuni që të hiqni dorë nga duhani.

Shumë ekspertë të bukurisë mendojnë se sheqeri ka lidhje të madhe me plakjen e parakohshme, pasi që e ngarkon trupin. Gjithashtu, sheqeri konsiderohet si ushqim me të cilin nxitet rritja e baktereve “të dëmshme” në zorrë, të cilat në të shumtën e rasteve luajnë një rol të madh për paraqitjen e akneve. Prandaj, rekomandohet të shmangen produktet ushqimore të cilat përmbajnë shumë sheqer. Nëse dëshironi të hani sende të ëmbla, më mirë konsumoni pemë.

Në vend që të konsumoni ëmbëlsira, më mirë konsumoni produkte dhe pije të cilat kanë ndikim të volitshëm mbi lëkurë:

* Tanimë sigurisht keni dëgjuar se në qoftë se pini 1,5 l ujë në ditë, kjo do të ketë ndikim pozitiv mbi lëkurën tuaj.
* Konsumoni shumë pemë dhe perime meqë janë të pasura me vitamina dhe minerale.
* Konsumoni shumë peshk, sepse përmban albumina dhe yndyra të cilat ndihmojnë për dukje të bukur të lëkurës.

Thjeshtëzojeni përkujdesjen e lëkurës

Në raftet e të gjitha këndeve për kozmetikë çdo ditë e më tepër ka produkte që premtojnë se do të shpëtoheni nga qeset ndër sy ose aknet dhe puçrrat, por megjithatë përkujdesja e thjeshtë e lëkurës akoma është bari më efikas:

Pastrojeni rrënjësisht fytyrën tuaj me krem të lehtë që e heq grimin dhe papastërtinë. Pastaj fshijeni me leckë basme ose prej pambuku dhe lyhuni me yndyrë ushqyese. Yndyra e bajames është më e përshtatshme për lëkurë të thatë, ndërkaq yndyra e kokrrave të kaçave përgjigjet për plagët nga aknet.

Në mëngjes zgjojeni fytyrën tuaj në atë mënyrë që më shumë herë do ta shpërlani me ujë të nxehtë, dhe pastaj lyeni me kremin tuaj të preferuar për njomjen e fytyrës. Më të mira janë ato kremra që përmbajnë preparate mbrojtëse, si për shembull ekstrakt nga çaji i gjelbër, yndyra esenciale dhe vitaminën E. Në stinën e verës mos harroni të lyheni me krem për mbrojtje nga dielli.

Mbani mend se edhe nëse keni lëkurë të yndyrshme duhet të lyheni me krem për hidratacionin e lëkurës. Në të kundërtën, trupi juaj mund të krijojë tepricë yndyrash dhe ta përkeqësojë problemin.

Natyralja çdoherë është më e mirë

Për lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme gjatë ditës bëni makijazh me të cilin do të dukeni natyrshëm dhe bukur.

Nëse dëshironi ta keni lëkurën e lëmuar, zgjidhni bazë të mirë e cila do të jetë me ngjyrë të njëjtë sikurse edhe lëkura e juaj. Për aknet përdorni mjet për mbulim.

Lyerja me të kuq përherë ndihmon për freskinë e fytyrës tuaj. Nëse keni lëkurë ngjyrë rozë zgjidhni tone me ngjyrë pjeshke. Lëkura e zbehtë dhe e lodhur freskohet me tone kajsie, ndërsa për lëkurë me ngjyrë të errët rekomandohet përdorimi i toneve kuq-kafe.

Tushi për sy me të vërtetë mund t’i theksojë sytë – vini tush vetëm në pjesën e sipërme të kapakut, sepse në të kundërtën sytë e juaj do të duken sikur bien poshtë.
Në fund buzët lyhen me pak shkëlqim ngjyrë rozë dhe jeni të gatshme për ditën e re.

Krihuni

Zgjojeni trupin në mënyrë natyrore – me furçë për trup. Kjo gjë jo vetëm që ndikon në mënyrë stimuluese për zemrën dhe tensionin e gjakut, por ndikon pozitivisht edhe në sistemin limfatik (e zvogëlon celulitin – lëkurë e cila i ngjan lëvores së portokallit).

Furnizohuni me furçë për lëkurë me fije natyrore (gjenden në farmaci, dyqanet e kozmetikës dhe te një numër i madh i firmave kozmetike). Para se të bëni dush, kriheni tërë trupin tuaj. Këtë bëjeni duke filluar nga këmbët lartë dhe furçën lëvizeni në drejtim të zemrës.

Në fund lyhuni me losion për trup dhe bëni masazh në pjesët problematike me qëllim që t’i shmangni materiet e dëmshme të cilat e shkaktojnë celulitin.

Marrë nga:

keshilla.net

Read Full Post »