Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Shëndeti femëror’ Category

Infeksionet e fshikëzës së urinës, të rrezikuara femrat?
Gratë më të rrezikuara nga cistitet. Madje, çdo grua të paktën një herë në jetë mund të preket nga infeksionet e fshikëzës së urinës. Por, nuk përjashtohen as burrat pas moshës 40 vjeç, periudhë që shoqërohet me probleme të gjëndrës së prostatës. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, mjekja nefrologe Benereta Hoxha, shpjegon shkaqet e prekjes nga ky infeksion, mënyrat e parandalimit dhe trajtimit të tij:

Çfarë janë cistitet, ose siç njihen infeksionet e fshikëzës së urinës?
Cistitet janë infeksione të rrugëve të poshtme të urinës që prekin fshikëzën e urinës, e cila inflamohet nga mikroorganizma të ndryshëm siç janë: E.coli, proteus mikrobilis, klebsiella, kokët etj.

A ka faktorë favorizues të tjerë për shfaqjen e cistiteve?
Arsye të tjera përveç mikroorganizmave që përmendëm, mund të jenë anomali të lindura të kanaleve të fshikëzës, shtatzënia, përdorimi i kateterit, diabeti i sheqerit, infeksionet gjinekologjike te gratë. Por dhe mbajtja e urinës, për një kohë të gjatë, kur ky është një fenomen i përsëritur, siç mund të ndodhë gjatë udhëtimeve të gjata dhe të shpeshta. (më tepër…)

Read Full Post »

Vitamina B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe është shumë e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qëndror. Vitaminat janë të dobishme për të gjithë, por ka disa që duken sikur janë krijuar enkas për femrat. Organizmi femeror tregon një nevojë më të thesuar për 8 vitamina specifike. Le të shohim se cilat janë, ku gjenden dhe përse janë kaq të rëndësishme.

Vitamina  A– Në këtë vitaminë kemi të konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon në ruajtjen e eshtrave dhe indeve që janë një nga pjesët më delikate të trupit femëror, sidomos pas perjudhës së menopausës. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe fortëson shikimin. Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë qumështi, e verdha e vezës, perimet me gjethe jeshile, karrotat, pjepri dhe portokalli.

Vitamina B6– Kjo vitaminë njihet ndryshe me emrin pyridoxinë dhe ka një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve.Vitamina B është e dobishme për metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: mishi i pulës dhe i viçit, tërshëra, misri dhe avokado.

Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe është shumë e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qëndror. Kjo vitaminë është edhe një nga lëndët ushqyese kryesore të ADN-së tonë. B9 është veçanërisht e rëndësishme për femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt të fetusit. Mungesa e acidit folik mund të çojë në lindjen e një fëmije me defekte, por edhe në dëmtimin e ADN-së. Ushqimet më të pasura me B9 janë: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajorët, vezët dhe mëlçitë. (më tepër…)

Read Full Post »

Menopauza është ndalimi i menstruacioneve tek një femër. Kjo periudhë fillon zakonisht në moshën 45-55 vjeç. Ka raste të rralla që fillon dhe më shpejt. Në fazën e menopauzës vezoret gati ndalojnë prodhimin e hormoneve (progjesteron dhe estrogjen). Gjithashtu dhe nivelet e testosteroneve ulen. Disa simptoma të menopauzës janë : djersitje natën, papritur të kesh vapë ose ftohtë, menstruacione të parregullta, humbje e hormonit libido (hormoni i sexit), ndryshime në humor dhe gjendje shpirtërore, lot të papritur, lodhje, çrregullime gjumi, rrallim i flokut të kokës dhe rritje në qime të ftyrës, humbje memorje, rritje në peshë, vështirësi në përqëndrim, depresjon, ankth, dhimbje koke, dhimbje trupi, krruajtje lëkure etj. Pikërisht për të rralluar kto lloj simptomash, shumë femra konsiderojnë terapi hormonesh. Në këtë terapi doktorët japin disa ilaçe që përmbajnë hormonet që janë shumë të ulta për t’i ngritur ato në nivelin e femrave të tjera që janë në moshë më të re.

Çdo femër ka nivel hormonesh të ndryshme, dhe prandaj kur shkon për vizitë tek doktori dhe kur konsideron këtë lloj terapie, ka disa lloje testesh që bëhen sepse çfarë është normale për një femër nuk është për tjetrën. (më tepër…)

Read Full Post »

Kënaqësia seksuale mban shëndetin femëror, tregojnë studimet e reja, të cilat sugjerojnë se kualiteti i jetës seksuale ka ndikim të madh në shëndet.

Femrat të cilat jetën e tyre në dhomën e gjumit e kishin përshkruar si të plotësuar dhe të kënaqshme, kishin pasur rezultatet shumë më të mira kur bëhet fjalë për jetën dhe vitalitetin, ka treguar një studim i realizuar në Australi.

Pjesa më e madhe nga treqind femrat e anketuara kanë thënë se shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale nuk është garanci për jetë të mirë seksuale, dhe rrjedhimisht edhe për shëndet- duke lënë të kuptohet se ka rëndësi kualiteti dhe jo numri i marrëdhënieve seksuale brenda muajit.

Këto të dhëna janë publikuar nga revista “The Journal of Sexual Medicine”, ndërsa janë bazuar në hulumtimin e realizuar te femrat e moshave ndërmjet 20 dhe 65 vjeç. (më tepër…)

Read Full Post »