Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Shëndeti mendor’ Category

Ataku i panikut

Simptomat
Rrahje të shpeshta të zemrë; Djersitje; Dridhje të trupit; Marrje fryme (sikur po mbytesh); Bllokim të frymëmarrjes; Shtrëngim të gjoksit apo dhimbje të tij; Dhimbje të barkut ose përzierje (nauze); Marrje mendsh (sikur do të rrëzohesh ); Derealizacion ose Depersonalizacion ( sikur ke humbur lidhjet me këtë botë, tjetërsuar ); Frikë se mos humb kontrollin ose çmendesh; Frikë nga vdekja; Ndjenja sikur të bëhet mishi miza miza ose mpirje; Temperaturë dhe dridhje nga të ftohtët;

Shikojini me vëmendje këto 13 shenja. A gjenden ato tek ju? Nëse tek një person 4 nga këto 13 shenja gjenden në të njëjtën kohë atëherë ju mund të jeni duke kaluar një atak të panikut. Por mos u bëni merak se nuk jeni vetëm. Këto shenja mund të zgjasin për rreth 10 minuta dhe vijnë duke u shpeshtuar derisa pas këtyre minutave pakësohen. Nëse kjo gjendje ndodh vetëm një herë kjo quhet një atak paniku. Por personi që vuan nga ky problem duke mos e ditur çastin që kjo gjendje do t’i ndodh (më tepër…)

Read Full Post »

Steriliteti tashmë nuk është vetëm problem i femrave. Një në pesë meshkuj mund të ketë probleme me pjellorinë, kurse shkencëtarët paralajmërojnë se kjo gjendje mund të përkeqësohet edhe më shumë. Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës në mënyrë ilustruese thonë se ky problem ka ngjashmëri me ngrohjen globale. “Daily Mail” citon ekspertët të kenë thënë se nëse kjo prirje vazhdon në mënyrë graduale edhe në të ardhmen, atëherë pas disa gjeneratave ekziston rreziku që meshkujt të mbeten tërësisht sterilë. Sipas të dhënave, një nga pesë meshkuj të shëndoshë, të moshave ndërmjet 18 dhe 25 vjeç, prodhon numër jonormal të spermatozoideve (qeliza seksuale mashkullore). Vetëm 5 deri në 15 për qind e spermës së tyre mund të konsiderohet normale sipas standardeve të OBSH-së. Problemi i papjellorisë mashkullore fillon që në mitër. Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në këtë, janë ushqimi që përdor nëna gjatë shtatzënisë, siç janë sasitë e mëdha të ushqimeve me prejardhje nga kafshët, pastaj mbipesha gjatë shtatzënisë, ekspozimi ndaj duhanit, pesticideve dhe gazrave të ndryshëm. (më tepër…)

Read Full Post »

Mjaft njerëz shfaqin shqetësime të ankthit dhe veçanërisht mosha e parë adulte që përkon me moshën 20 vjeçare, por duhet thënë se këto shqetësime përfshijnë edhe moshat e tjera.

Gjatë momentit që njerëzit përjetojnë ankth, frikë kjo gjë nëse është në nivele të larta mund të shoqërohet me një seri simptomash si:

Vështirësi në frymëmarrje
Gjendje të ftohti ose të nxehti
Rrahjë të shpejta zemre ose rëndim zemre
Mpirje ose mornica
Ndjenjë mbytjeje
Ndjenja jo të vërteta të përgjithshme
Djersitje
Marrje mendsh, të fikët
Dridhje
Frikë nga vdekja (më tepër…)

Read Full Post »

Paranoja

Është një fjalë jo e panjohur në fjalorin tonë të përditshëm, një çrregullim madhor i moshës së pjekurisë. E shohim më zakonisht në moshat 30-50 vjeçare, prek më shumë burrat sesa gratë.
Duket sikur vjen papritur, por në shumicën e rasteve kemi manifestime konstitucionale mendore të cilat e kanë manifestuar vetveten herët në jetën e pacientit.
Një person me paronojë mendon veç për vete, është narcistik, i vetmuar, xheloz dhe tepër dyshues. Shpesh këta persona kanë aftësi më të larta se mesatarja, në përgjithësi këto janë të tipit pervers. Ata kanë një mbindjeshmëri morbide (të sëmurë) të jetës së përditshme bashkuar me një tendencë keqintepretimi, ndryshimi e zmadhimi i incidenteve të vogla.

Smptomat
Fillimi i kësaj sëmundjeje paraqitet me ekzagjerimin e difekteve të personalitetit. Gjithashtu para “shpërthimit” të plotë të paranojës pacienti mund të kalojë një fazë depresioni e cila i paraprin një paranojë të përhershme e në “lulëzim” . Deluzionet bëhen të pranishme, përgjithmonë ! (më tepër…)

Read Full Post »

Shumë faktorë apo një kombinim i faktorëve mund të rrisë mundësinë e depresionit:
Abuzimet.
Abuzimin e kaluara fizike, seksual, ose emocionale mund të shkaktojë depresion më vonë në jetë.
Disa medikamente. për shembull, disa lloje të drogës përdorur për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, të tilla si beta-blockers ose reserpinë, mund të rrisë rrezikun e depresionit.
Konflikti. Depresioni mund të rezultojë nga konfliktet apo mosmarrëveshjet personale me anëtarët e familjes ose miqtë.
Vdekje ose një humbje. Brengë ose hidhërim prej vdekjes ose humbjes së një të dashuri, edhe pse natyrore, mund të rrisë rrezikun e depresionit.
Gjenetikë. një histori e familjes e depresionit mund të rrisin rrezikun. Është menduar se depresioni kalon gjenetikisht nga njëri brez në një tjetër.
Ngjarjet e mëdha. Edhe ngjarjet e mira si psh, të filluarit e një pune të re, diplomimin, ose duke u martuar mund të çojë në depresion. Kështu mund të lëviz, duke humbur një punë ose të ardhura, duke u divorcuar, apo në pension.
Probleme të tjera personale. Probleme të tilla si izolimi shoqëror për shkak të sëmundjeve të tjera mendore, ose duke u hedhur nga një familje apo grup shoqëror mund të çojë në depresion. (më tepër…)

Read Full Post »

Skizofrenia është formë e përseritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh quajnë ‘çmenduri’.
Psikiatri zvicerian Eugen Bleueler ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “ shpirt i ndarë”. Psikiatrët e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas mendimit të tyre, një person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjoj zëra, apo besojnë që njerëzit e tjerë mund t’ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.
Shumica e psikiatrëve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullim psikiatrik. Për t’i trajtuar këto simptoma ata zakonisht u japin pacientëve barna të forta për qetësim (benzodiazepine – tranquillisers). Megjithatë jo të gjithë pajtohen me këto mendime. Ide alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike për shkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë; me fjalë të tjera nga ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skizofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çfarë do të thonë këto përvoja për atë individ.
Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër domethënës. (më tepër…)

Read Full Post »

Simptomat pozitive

Mendime të çrregulluara
Një person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë. Ata e ndjejnë vetën jo të kuptuar.


Halucinimet

Halucinacionet definohen si: Eksperienca shqisore që nuk shkaktohen nga stimuj të jashtëm aktuale (të vertetë). Në shumicën e rasteve tek skizofrenët këto përjetime (eksperienca) janë auditore (zëra). Pra, disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët përreth tyre nuk i degjojne.
Këto zëra mund të jenë të njohura, miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë. Pra, shumica e pacientëve degjojnë zëra që komentojnë sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Tek pacientet skizofren në shumë raste këto zëra shkaktojnë frike, por te disa të tjerë këto zëra mund të kenë edhe efekt qetësues. (më tepër…)

Read Full Post »

Kimia Trupore
Teoria më influencuese deri më tani mbi shkaqet e skizofrenisë është “hipoteza e dopamanisë” që fokusohet mbi funksionin e këtij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina është një kimikat, i cili përcjell mesazhet tek qelizat e trurit. Mosshkarkimi i këtij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skizofrenisë kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente anti-psikotikë.
Megjithatë dopamina nuk është i vetmi neurotransmetues që ndikon në shfaqjen e skizofrenisë. Serotonina është një tjetër neurotransmetues, dhe me shumë gjasa  çekuilibri i sasisë së dopaminës dhe serotoninës në zonën kortikale të trurit mund të jetë një nga shkaqet më kryesore, të cilat çojnë në shfaqjen e simptomave skizofrenike.

Trashëgimia
Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaqrisht për ’gjenin skizofrenik’ nuk kanë gjetur asnjë. Megjithatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomat, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol të njëjtë, sikurse edhe faktorët psikologjik. (më tepër…)

Read Full Post »

Medikamentet
Ilaçet anti-psikotike që njihen si barna qetësuese apo neuroleptik, zakonish jepen për t’i kontrolluar simptomat pozitive. Këto mund të kenë efekte të pakënaqura negative, posaçërisht nëse konsumohen në sasi të mëdha, dhe mund të kenë veprim dehës, kështu që mund të keni vështërsi t’i përballoni efektet e padëshiruara, apo të keni përfitim nga trajtimet ku mund të bisedoni me dikë. Përveç gjërave të tjera, efektet e padëshiruara përfshijnë, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-muskarinike (pamje të trubullt, rrahje të shpejtë të zemrës, kapsllëkun dhe marramendje). Barnat anti-psikotike të përparshme si klorpromazinë (që quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janë të shoqëruara me efekte të padishiruara, afatgjate dhe serioze, duke përfshirë dëmtim të përhershëm të sistemit nervor (të njohur si tardive dyskinesia). Udhëzimet e tanishme sugjerojnë që njerëzit duhet të përdorin barnat antipsikotike në sasitë sa më të vogla. Ata, nëse është e mundshme duhet të ja fillojnë me barnat e reja antipsikotike ’jotipike’ si ‘risperidon’, ‘olanzapin’, ‘quetiapin’, ‘amisulpirid’ dhe ‘zotepin’. Këto medikamente janë zhvilluar për t’i redukuar efektet e padëshiruara neuromuskulare. Përveç që këto barna janë më të sigurta, mund t’i përmirsojnë simptomat negative. Barnat antipsikotike mund të jenë në formë të tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund të merren çdo ditë, javë, dy javë apo muaj. Barnat nuk mund ta parandalojnë keqsimin në përgjithësi, por evidenca tregon që e zvoglon masën dhe seriozitetin. Mënyra më e mirë për t’i tejkaluar simptomat dhe për t’i zvogluar efektet e padëshiruara është duke marrë sasi të vogla të barnave. Nëse jeni duke marrë këto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinë e tyre rregullisht me synim që ta mbani sasinë sa më të vogël. Individët reagojnë ndryshe në barna kështu që duhet të i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata që ju intereson më shumë. Te shumë njerëz barnat bëjnë ndryshim në simptomat e tyre por disa pacientëve nuk ju ndihmojnë. Të tjerët nuk vazhdojnë të i marrin përshkak të efekteve të padëshiruara dhe disave nuk ju duhen fare. (më tepër…)

Read Full Post »

Terapia e kafshëve është shumë e përdorur në vendet perëndimore, sidomos pasi lidhja me të zotin është shumë e fortë. Aktualisht po përdoret gjithmonë e më shumë, pasi studimet kanë treguar se përkëdheljet e kafshëve largojnë ankthin dhe frikën tek pacientët e sëmurë, madje në shumë raste arrijnë të largojnë edhe patologjitë e lehta, si dhimbjet e kokës apo të barkut.

Allison Ruchmann ishte 15 vjeçe kur iu desh t’i nënshtrohej për herë të parë rezonancës magnetike. E kujton ende sot, që është kërkuese në “Monmouth Medical Center”, në New Jersey: ajo ditë për të ishte një ankth i vërtetë, e ndërsa ishte duke kryer analizën rutinë, u mbërthye nga kriza paniku dhe klasutrofobie. “Shpëtova veten duke menduar për qenin tim të atëhershëm Wally. E adhuroja dhe duke menduar se e kisha afër, më dha më shumë forcë për ta përfunduar me sukses ekzaminimin”, – tregoi Allison nga plateja e kongresit të “American Roentgen Ray Society“. (më tepër…)

Read Full Post »

Older Posts »