Feeds:
Postime
Komente

Archive for the ‘Shëndeti mendor’ Category

Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës, shqetësimit të brendshëm, si dhe pengesave në të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për të vepruar, në dëshpërim dhe në qëndrim pesimist ndaj të ardhmes.

Në thelbin e çrregullimeve afektive dominon çrregullimi i disponimit në kuptimin e hipertermisë, gjegjësisht të rritjes së reaksionit afektiv që nuk është në korrelacion me realitetin objektiv, pra me faktorët objektivë. Hipertermia manifestohet me diskonim të shtuar e të shpeshtuar patologjik (subdepresion, depresion). Është vërejtur që sëmundjet afektive përfundojnë me shërimin e tyre spontan, ndërsa sëmundjet e tjera që kanë çrregullime në funksionet kognitive, vështirë zbulohet rrjedha e tyre dhe shumica përfundojnë në demenci. Çrregullimet e humorit (të quajtura si çrregullime afektive), përfshijnë spektrin e emocioneve që lëvizin nga depresioni i thellë deri në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani.
Personat depresivë kanë ndjenjë faji, mendim dhe ide të mëkatarit, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje delusive. Pengesat në gjumë shprehen me vështirësi gjatë gjumit, pagjumësi, zgjim të përsëritur dhe të hershëm, ndaj dhe nuk ka freskinë e mëngjesit. Mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresivë, pasi që atëherë ndihen shumë keq. Ngadreka gjendja e tyre përmirësohet dhe në mbrëmje bëhet relativisht e durueshme. (më tepër…)

Read Full Post »

« Newer Posts